Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe sot është shoqëruar me replika të ashpra.
Debati mes anëtarëve të KQZ-së filloi pasi në mbledhje u diskutua për votimet në veri dhe përfaqësimin e komuniteteve në Kuvendin e Kosovës.
Kjo gjë shkaktoi nervozë edhe te kryetarja e KQZ-s, Valdete Daka, e cila kërkoi të mos diskutohet për çështje politike, madje, edhe e ka lëshuar mbledhjen.
“Bollni me cirkus politik që po bëni në vazhdimësi, çështjet politike diskutoni në parlament. Këtu nuk është parlament. Ne vetëm organizojmë zgjedhjet, vazhdoni flisni para mediave”, ka thënë Daka. /Gazeta Sinjali/