image Daka: KQZ-ja nuk është përcaktuese e fituesit të zgjedhjeve

Kosovë

Zgjedhjet/ Daka: KQZ-ja nuk është përcaktuese e fituesit të zgjedhjeve

news image

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se pas rinumërimit të votave presin certifikim e rezultateve.

“Ky proces do të përfundojë atëherë kur QNR-ja t’i kryej të gjitha rinumërimet që kanë ardhur si pasojë e ankesave të ndryshme në PZAP, e cila na ka detyruar të bëjmë rinumërimin e pothuajse të tërësishme të gjithë kutive, diku në rreth 90% të kutive janë duke u rinumëruar”, ka thënë ajo.

Daka ka deklaruar se KQZ-ja nuk është përcaktuesja e fituesit të zgjedhjeve, fituesin e përcakton vota e popullit.

“Pas ditës së zgjedhjeve pres më shumë tolerancë nga subjektet politike dhe pozitivitet. Kjo KQZ është e njëjta që i ka organizuar zgjedhjet kur ka humb dhe kur ka fituar e njëjta parti, por rezultatet i bënë vullneti i popullit, pra ajo çka është në kuti. KQZ nuk është ajo që i përgatit ato rezultate”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu ka thënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e përcakton a vlejnë apo jo votat e ardhura nga jashtë.

“Nuk e bëjmë ne vlerësimin se a janë vota të rregullta a jo e bën posta.Ne si KQZ e kemi për obligim se nëse janë me vulë të pranimit ne jemi të obliguar ta marrim dhe ta procedojmë. Posta na ka ftuar t`i marrim pasi ka thënë se ka një numër të madh të votash”, ka thënë Daka. /Gazeta Sinjali/