Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, subjekteve politike dhe komisionerëve që gjatë ditës së sotme, të tregojnë kulturë të lartë demokratike.
Gjatë një paraqitje për medie, Daka ka thënë se të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje duhet të tregojnë se dijnë të votojnë dhe se e duan shtetin e tyre.
Ajo ka thënë se çfarëdo që ndodhë, në fund të ditës, do t`i faturohet Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka me këtë rast ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë. Në këtë qendër që prej orës 07:0 janë të regjistruar 4100 votues ndërsa është vërejtur një numër simbolik i votuesve. / Gazeta Sinjali/