image Daka: Edhe me dashtë nuk mund ta kthej Kurtin

Kosovë

Daka: Edhe me dashtë nuk mund ta kthej Kurtin

news image

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se nuk është ajo që po e pengon Albin Kurtin të kandidojë për deputet nga radhët e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Daka e ka kritikuar VV-në dhe ka thënë se ajo, nuk mund t’i interpretojë vendimet që i merr Gjykata Kushtetuese.

“Unë nuk jam ajo që po e pengoj Albin Kurtin. Edhe me dashtë me kthy ose me heqë unë nuk mundem. Vetëvendosje e di shumë mirë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen”, u shpreh ajo në T7.

Daka pretendon se po të ishte burrë, “situata do të ishte ndryshe”.

Për deklaratat e Glauk Konjufcës ndaj saj, Daka tha se janë “kërcënuese dhe të rrezikshme”.

/GazetaSinjali/