Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, ka theksuar se certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, mund të zgjasë deri në dhjetor.
Ajo ka thënë se kjo vonesë mund të ndodhë për shkak të ankesave të subjekteve politike dhe të kandidatëve.
Daka për televizionin publik ka theksuar po ashtu, se mund të ketë edhe rinumërim të përgjithshëm të votave, pasi ka ankesa nga paritë politike dhe kandidatët për deputet./Gazeta Sinjali/