image Dafina Zeqiri me stil të ri të flokëve, të ngjashëm me të Era Istrefit?

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri me stil të ri të flokëve, të ngjashëm me të Era Istrefit?

news image

Prej kohësh përflitet raporti i dy artisteve të njohura shqiptare, Era Isrefi dhe Dafina Zeqiri.

Këngëtaret, të cilat numërojnë një karrierë të bujshme artistike, thuhet se nuk gëzojnë edhe aq marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

Kjo pasi u tha se janë zënë fillimisht për një palë vathë të ngjashëm, e më pas nuk kanë munguar as ‘thumbat’ nëpër rrjete sociale.

Së fundmi, krijuesja e hitit “Bon Bon” kishte publikuar disa fotografi në Instagram, ku edhe prezantoi ndryshimin e ri në dukje.

E në ditën e sotme (e shtunë) një ndryshim të ri në pamje e ka bërë edhe autorja e këngës “Mos shko”.

Zeqiri siç shihet ka bërë një prerje të ngjashëm si të Istrefit, që duket se domosdoshmërisht lidhet me raportin e tyre.

Të njëjtat vlen të ceket se nuk ndiqen as në rrjete sociale, gjë që tregon edhe më shumë për lidhjen që kanë.

/GazetaSinjali/