Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, anipse ishte përfolur prej kohësh se ishte në lidhje me Genc Halimin, i njohur në publik si DJ Geek, dyshja këtë e konfirmuan vetëm ditë më parë.
Tanimë që lidhjen e tyre e kanë bërë publike, çifti nuk po hezitojnë t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një postim të bërë së fundmi nga Dafina, e cila uronte Vitin e Ri, i ka komentuar DJ Geek duke i thënë që e do. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Dafinës, e cila i tha se e donte më shumë.
Siç duket dyshja janë kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe ku i dihet një dasmë mund të jetë shumë afër.
Ndryshe, kujtojmë se Dafina dhe DJ Geek patën publikuar vitin e kaluar këngën “Alo”, e cila u pëlqye shumë nga publiku. Kënga deri më tani numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/