image Dafina Zeqiri kokë e këmbë e dashuruar!

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina Zeqiri kokë e këmbë e dashuruar!

news image

Këngëtarja e njohur njëherësh shumë e dashur shqiptare, Dafina Zeqiri, krahas muzikës është shumë aktive edhe në rrjetet sociale. Së fundmi në profilin e saj në Instagram, artistja ka ripostuar një fotografi të Genc Halimit, i njohur në publik me emrin DJ Geek, transmeton Gazeta Sinjali.

Në fotografinë e ripostuar, Dafina ka shkruar “Të shoh ty zemër”, duke e shoqëruar me një emotikon duke u puthur. Kështu duke e pranuar publikisht tanimë se ajo dhe DJ Geek janë në një lidhje dashurie.

Ndryshe, Dafina Zeqiri vitin 2019 vendosi ta përmbyllë me këngën ” Vuj vuj vuj”, e cila u pëlqye shumë nga publiku. Kënga deri më tani numëron mbi 4 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/