image Daçiq: Veriu çështje vitale për ne, Serbia do dialog

Politikë

Daçiq: Veriu çështje vitale për ne, Serbia do dialog

news image

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për çështjen e veriut të Kosovës dhe e ka cilësuar si “një çështje vitale kombëtare dhe shtetërore”, shkruan Gazeta Sinjali.

Daçiq ka komentuar marrëveshjen e djeshme për targat të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se “ishte e qartë se Serbia do që ta vazhdojë dialogun”, raporton Tanjug, përcjell Gazeta Sinjali.

Sipas marrëveshjes trepikëshe për reciprocitetin e targave të dakorduar mes palës kosovare dhe asaj serbe pas dy ditë bisedimesh në Bruksel, trupat e Njësisë Speciale në veri do të zëvendësohen me trupat e KFOR-it dhe njëkohësisht do të largohen barrikadat.

Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse për targat e veturave nga Kosova dhe Serbia.

/GazetaSinjali/