image Daçiq u kërkon diplomatëve ta ndalin lobimin kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol

Kosovë

Interpol/ Daçiq u kërkon diplomatëve ta ndalin lobimin kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar për mediat në serbi se Kosova nuk ka asnjë mundësi për t’u anëtarësuar në Interpol, shkruan Gazeta Sinjali.

Madje ai duke ironizuar deklaron se u ka thënë diplomatëve serbë që të ndalin punën dhe të mos angazhohen shumë për lobimin që Kosova të mos anëtarësohet në Interpol, për shkak se një gjë e tillë nuk ka mundësi të ndodhë.

“Kosova nuk ka shanse të anëtarësohet në Interpol, ajo do të ishte një fatkeqësi shumë e madhe” , deklaroj Daçiq për Politico para seancës së Asamblesë në Përgjithshme në Interpol në Kili./Gazeta Sinjali/