image Daçiq tregon sesi po e zhvillon fushatën për t'ia hequr njohjet Kosovës

Rajon

Serbi/ Daçiq tregon sesi po e zhvillon fushatën për t’ia hequr njohjet Kosovës

news image

Ministri i Jashtëm i Serbisë. Ivica Daçiq tha sot se askush në Serbi nuk ka marrë ndonjëherë para nga individë privatë për fushatë për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Daçiq i bëri komentet në emisionin Happy TV me rastin e deklaratës së nënkryetares së Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, Marinika Tepiq e cila tha se Serbia po e financon këtë fushatë me para nga tregtia e armëve.

“Ky është një projekt shtetëror dhe gjithçka bëhet përmes institucioneve,” tha Daçiq.

Ai thotë se e kupton që dikush e urren presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe atë, por se nuk e kupton që mund ta urrejnë aq shumë Serbinë, dhe se sipas tij “qëllimi i deklaratës së Tepiqit është të kompromentojë procesin që po punon Serbia, që është tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës”