image Daçiq thotë se jep dorëheqje nëse Kosova anëtarësohet në Interpol

Rajon

Rajon/ Daçiq thotë se jep dorëheqje nëse Kosova anëtarësohet në Interpol

news image

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se është i sigurt se pranimi i Kosovës në Interpol nuk do të ndodh.

Madje ai hotë se “nëse ndodh kjo unë do të japë dorëheqje”, ka raportuar agjencia e lajmeve e Beogradit, B92.

Ai ka thënë se tashmë 15 vende kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe sipas tij së shpejti do të ketë edhe vende të tjera që do ta bëjnë këtë gjë.

“Nga 116 vende që kishin njohur pavarësinë e Kosovës do të mbesin më pak se 96”, citohet të ketë thënë ai.

“Për këtë aksion jam konsultuar me presidenti Aleksandar Vuçiqdhe pas kësaj qëndron Qeveria e Serbisë”.