image Daçiq reagon për kostot e përbashkëta Shqipëri-Kosovë për lobim të njohjes së pavarësisë

Politikë

Deklaratë/ Daçiq reagon për kostot e përbashkëta Shqipëri-Kosovë për lobim të njohjes së pavarësisë

news image

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka vlerësuar se mungesa e reagimit të bashkësisë ndërkombëtare ndaj njoftimit të Tiranës se do të pajtohej me Kosovën për kostot e përbashkëta për lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës tregon lartësinë e hipokrizisë.

“Kjo është lartësia e hipokrizisë dhe një tregues se ata në fakt shqetësohen se numri i vendeve që njohin Kosovën ka rënë në më pak se gjysmën e anëtarëve të KB-së (Kombeve të Bashkuara)”, tha ai për Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali.

Këto vlerësime, Daçiq i bëri pas vizitës në Prishtinë të homologut të tij nga Shqipëria, Gent Cakaj.

Në deklarën e tij pas takimit që pati me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufcën, Cakaj njoftoi se i ka bërë dy propozime për marrëveshje.

“Kemi nevojë për konkretizim të bashkëpunimit dhe mbledhje të dy qeverive, të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Konjufcës i kam propozuar dy marrëveshje fillestare; e para është që duhet të mblidhemi që të firmosim një marrëveshje për ndarje të shpenzimeve në një fushatë për lobimin e njohjeve të Kosovës dhe marrëveshja e dytë është ajo për transmetimin e përvojave në procesin e integrimit evropian”, tha ndër të tjera Cakaj./GazetaSinjali/