image Daçiq: Plani franko-gjerman i papranueshëm, po kërkohet të njihet pavarësia e Kosovës

Rajon

Daçiq: Plani franko-gjerman i papranueshëm, po kërkohet të njihet pavarësia e Kosovës

news image

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se plani franko-gjerman në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, është i papranueshëm për Serbinë.

Këtë koment, Daçiq e dha gjatë qëndrimit në Vjenë.

“Qëndrimi i Serbisë është i qartë, ai plan nis nga baza e papranueshme, nga fakti që çështja e zgjidhjes politike konsiderohet e përfunduar dhe se ne vetëm duhet ta pranojmë, me dëshirë apo pa, me zë a heshtur, pavarësinë e Kosovës”, është deklaruar Daçiq.

Ai ka thënë se kjo temë do të diskutohet nga Vuçiqi me emisarin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak./RTS/

/GazetaSinjali/