image Daçiq: Nuk ka të pafajshëm në çështjen e Kosovës

Rajon

Daçiq: Nuk ka të pafajshëm në çështjen e Kosovës

news image

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë debatit në Kuvendin e Serbisë rreth çështjes së Kosovës tha se nuk ka të pafajshëm kur është fjala për Kosovën.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja që nuk duhen bërë deklarata të thjeshta për këtë temë dhe siç tha ai “ndonjëherë disa nuk e kuptojnë se sa e vështirë është situatë”.

Ai tha gjithashtu se Marrëveshja e Brukselit ia mundësoi vendit të tij hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Në Kuvendin e Serbisë për dy ditë radhazi është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Tanjug.

/GazetaSinjali/