image Daçiq: Nëse Vuçiqi nuk pranon ta njohë Kosovën, ndërkombëtarët mund ta rrëzojnë rrugës

Rajon

Daçiq: Nëse Vuçiqi nuk pranon ta njohë Kosovën, ndërkombëtarët mund ta rrëzojnë rrugës

news image

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka parashikuar situatë të vështirë për Serbinë në procesin e dialogut me Kosovën.

Daçiq ka thënë se situata është e vështirë sepse sipas tij “presioni do të jetë kryesisht mbi Vuçiqin për ta njohur Kosovën dhe se atij po i tregohet se nëse ai nuk e bën këtë, ata mund të përpiqen ta rrëzojnë në rrugë”, transmeton Gazeta Sinjali.

Tutje, Vuçiq ka kërkuar më shumë unitet në Serbi karshi Kosovës.

“Kjo është arsyeja pse Serbia ka nevojë për unitetin kombëtar”, tha ai.

Presionin për ta njohur Kosovën e ka përmendur edhe vetë Vuçiq, duke konfirmuar se kjo është kërkesë e SHBA-së dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. /Gazeta Sinjali