image Daçiq: Mos i gënjeni njerëzit se Serbia do ta njohë Kosovën

Rajon

Daçiq: Mos i gënjeni njerëzit se Serbia do ta njohë Kosovën

news image

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq i ka cilësuar “gënjeshtra të neveritshme” deklaratat e opozitës atje se Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq janë të gatshëm ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ka shumë gënjeshtra të neveritshme që qeveria në Serbi dhe presidenti Aleksandar Vuçiq janë të gatshëm të njohin pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Daçiq në një deklaratë për media, transmeton Gazeta Sinjali.

Daçiq theksoi se “Serbia dhe Vuçiq e kanë thënë qartë një milion herë se Beogradi dëshiron një dialog dhe një zgjidhje paqësore të problemit, por se nuk pajtohet të shantazhohet dhe ultimatum për njohjen e Kosovës”.

“Pra, ndaloni së gënjyeri njerëzit që dikush do ta njohë Kosovën,” shtoi ai.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë tha se në tetë vitet e mëparshme, për sa kohë që zgjati koalicioni qeverisës i Partisë së tij Socialiste dhe Partisë Progresive Serbe të Vuçiqit, Serbia “e vendosi çështjen e Kosovës përsëri në rendin e ditës”, për dallim nga koha kur partia qeverisëse drejtohej nga Partia Demokratike e Boris Tadiqit.

“Në atë kohë, gati 90 vende e njohën Kosovën, gjatë qeverisjes sonë 18 vende tërhoqën njohjen e Kosovës, kështu që sot Kosova nuk ka më shumicë për pranim në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh Daçiq. /Gazeta Sinjali