Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se temë në agjendën e Parlamentit të Serbisë, në periudhën e ardhshme, do të jetë Kosova.
Daçiq gjithashtu në seancën e Kuvendit të Serbisë bëri thirrje që të ndihmohet Gjykata speciale, pasi që kjo sipas tij është ndryshe nga ajo e Hagës në vitin 2000, për krimet në ish-Jugosllavi.
“Shteti me siguri do të ndihmojë qasjen tonë të organizuar ndaj kësaj gjykate të re, sepse kjo nuk është e njëjta gjykatë që ishte në Hagë, kjo është gjykatë për krimet e UÇK-së dhe situata është pak më ndryshe nga sa ishte herën e fundit”, tha Daçiq, duke iu përgjigjur pyetjës së deputetit të Partisë Socialiste të Serbisë, Tom File.
Daçiq gjithashtu tha se Komisioni i ashtuquajtur i Asamblesë për Kosovën duhet t’ua paraqesë një raport mbi situatën në Kosovë deputetëve çdo muaj ose çdo dy muaj.
File pyeti edhe nëse Qeveria e Serbisë do të formonte një organ që do të kujdesej për rrjedhën e gjyqit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.