image Daçiq i frikësohet suksesit të shqiptarëve: Flisni për ndikimin e Serbisë, por nga gjashtë janë katër shqiptarë përfaqësues të Ballkanit

Politikë

Daçiq i frikësohet suksesit të shqiptarëve: Flisni për ndikimin e Serbisë, por nga gjashtë janë katër shqiptarë përfaqësues të Ballkanit

news image

Kanë kaluar ditë e javë që nga vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në qytetin e Tetovës, vizitë kjo që çoi në këmbë figurat politike maqedonase, e që po duket se edhe ato serbe, raporton Sinjali.

Gjatë një momenti në Forumin e Bledit, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, komentoi ngritjen e flamurit të “Autochthonous” në Tetovë i cili ishte valëvitur nga një qytetar në tubimin e mbajtur për Kurtin.

“Kur Prishtina hap ambasadë në Jerusalem, kjo është normale apo nuk e thoni këtë, apo kur valëviten flamuj të ‘Shqipërisë së Madhe’ në Tetovë është normale, apo askush nuk duhet të japë shpjegim për këtë”.

Ai pasi gjatë këtij komentimi gjeti hapësirën për t’u viktimizuar për mosreagim nga ndërkombëtarët, vazhdoi ta shpreh shqetësimin e tij për suksesin e arritjet e shqiptarëve në pozita shumë të larta politike në Ballkan.

“Unë e respektoj këtë, por nga gjashtë përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor, katër janë shqiptarë. Tirana, Prishtina, Osmani nga Maqedonia e Veriut dhe Dritan Abazoviqi nga Mali i Zi, ndërsa ju flisni për ndikimin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

/GazetaSinjali/