image Daçiq: Fushata për tërheqjen e njohjeve të Kosovës do të vazhdojë

Kosovë

Serbi/ Daçiq: Fushata për tërheqjen e njohjeve të Kosovës do të vazhdojë

news image

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar të mërkuren se Serbia do ta vazhdojë fushatën e çnjohjeve të Kosovës “deri në mbërritjen e një marrëveshjeje apo kompromisi”.

Në një prononcim për televizionin serb “Hepi”, kryediplomati serb ka thënë se Beogradi do të mund ta pranonte ndonjë moratorium apo periudhë kalimtare, gjatë së cilës as Serbia nuk do të “punonte drejt tërheqjes së njohjeve dhe as Kosova nuk do të kandidonte në organizatat ndërkombëtare”, raporton Fonet.

Daçiq ka paralajmëruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq të dielen do të udhëtojë për në Berlin, në takim me kancelaren gjermane Angela Merkelin, e cila dy ditë më vonë do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. /Gazeta Sinjali/