Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka falenderuar Kirgizinë për mosnjohjen e Kosovës gjatë një bisede telefonik me homologun e tij kirgiz, Chingiz Aidarbekov.
Siç njofton zyra për shtyp e ministrisë, Daçiq është shprehur falenderues për qëndrimin parimor të Kirgizisë për mosnjohjen e Kosovës.
“Serbia është e vendosur për zhvillimin e mëtejmë dhe avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe thellimit të raporteve tradicionale miqësore me Kirgizinë”, i ka thënë mes tjerash Daçiq, Aidarbekovit.
Mediet kanë raportuar se pas heqjes së reciprocitetit, Serbia është pajtuar që ta ndalë fushatën kundër njohjeve të Kosovës. Por vetë Daçiq e kishte mohuar një gjë të tillë. /Gazeta Sinjali/.