image Daçiq: 18 njohje ia kemi hequr Kosovës, mundemi edhe më tepër

Rajon

Daçiq: 18 njohje ia kemi hequr Kosovës, mundemi edhe më tepër

news image

Kosova dhe zotimi se nuk do ta njohin asnjëherë pavarësinë e saj ishte tema që i dha një hov entuziazmi mbështetësve të Aleksander Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit në një tubim zgjedhor sot në Serbi. 

Ivica Daçiq tha se është krenar “për të gjitha rezultatet që janë arritur në këto 10 vite” në Serbi, por tha se në krye të tyre e radhit pozicion ndërkombëtar ku e vendosën Serbinë, duke bërë fushatë kundër pavarësisë së Kosovës, shkruan B92.

“Ky [Vuçiqi] është politikani që duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve. Së pari – Kosovën, pavarësinë e rreme të së cilës nuk do ta njohim kurrë. Dhe jo vetëm kaq. Ne së bashku bëmë që 18 vende të tërheqin njohjen për pavarësi dhe ne mund të bëjmë shumë më tepër”, tha ai.

Pas Kosovës, Daçiq foli edhe për Republikën Srpska të Bosnjës, për të cilën mori merita se ka bërë shumë dhe tha se është kundër kujtdo që “pretendon se është krijim gjenocidal”.

/GazetaSinjali/