Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka njoftuar se Kosova dhe Gjermania janë afër njohjes reciproke të patentë shoferëve, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë deklaratë Cufaj e bëri pas takimit që zhvilloi sot me drejtorin ministeral në Ministrinë Federale të Transportit dhe Digjitalizimit, Guido Zielke.
“Takim pune me z. Guido Zielke, Drejtorin Ministeral në Ministrinë Federale të Transportit dhe Dixhitalizimit. Jemi afër njohjes reciproke të Patentsë hoferëve“, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/