Portugalia sonte do përballet me Republikën e Irlandës në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Portugalia momentalisht kryeson në grupin A dhe ka nevojë për pikët e plota, ngase ka grumbulluar shtatë pikë në tre ndeshjet e para, aq sa Serbia.
Në këtë ndeshje më i motivuar se kurrë, pritet të jetë ylli Cristiano Ronaldo, që mund të vendos rekord të ri historik.
CR7 me një gol mund të bëhet golashënuesi më i mirë në histori me Kombëtare.
Momentalisht, Ronaldo ka shënuar 109 gola për Portugalinë aq sa ka edhe legjenda e Iranit, Ali Daei.
Mbetet të shihet nëse Ronaldo do vendos një tjetër rekord, me takimin që nis në ora 20:45. /Gazeta Sinjali/