image Cristiano Ronaldo flet pas golit të "çmendur" ndaj Sampdorias

Futboll

Sport/ Cristiano Ronaldo flet pas golit të “çmendur” ndaj Sampdorias

news image

Futbollisti i njohur portugez Cristiano Ronaldo, ka siguruar se i ka lënë prapa shqetësimet me lëndim, duke thënë se tani është në gjendje shumë të mirë, pasi i ndihmoi Juventusit ta mundë 2:1 Sampdorian me një gol fantastik.

Sulmuesi e shënoi golin e fitores për Juventusin në pjesën e dytë, duke kërcyer 71 centimetra nga toka për ta futur topin me kokë në rrjetë.

“Jam i lumtur me rezultatin, ishte një ndeshje shumë e vështirë sepse Sampdoria luajti mirë sot. I tërë ekipi tregoi frymën e duhur. Ishte gol i mirë dhe jam i lumtur që i ndihmova ekipit t’i fitojë tri pikë të tjera ”, citohet të ketë thënë Ronaldo për Sky Sport Italia.

Më tutje ai ka thënë se ndihet mirë fizikisht dhe dëshiron t’i ndihmojë Juventusit të fitojë tituj.

“Kisha probleme me gjurin për një muaj, por më ka kaluar tani dhe ndihem mirë fizikisht. Ajo çfarë unë dua është t’i ndihmoj Juventusit të fitojë tituj.”/Gazeta Sinjali/