Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk e ka përkrahur Marrëveshjen e Washingtonit, e cila është ndërmjetësuar nga administrata amerikane në kohën e presidentit Donald Trump, në të cilën marrëveshje kanë hedhur firmat ndaras ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Gazeta Sinjali.
Cramon ka deklaruar se nuk beson që administrata e re politike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e interesuar për implementimin e asaj marrëveshjeje.
“Sa i përket Marrëveshjes së Washingtonit nuk jam e sigurt që Bashkimi Evropian ka qenë plotësisht në pajtueshmëri me të ose e ka përkrahur këtë. Ne jemi për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Nuk jam e sigurt që Washingtoni do të insistonte në implementimin e asaj marrëveshje. Tash të shohim, do të presim”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/