Në shkollën fillore dhe të mesme të ultë “Ismail Qemali” në Prishtinë, të gjithë nxënësit e një klase dhe mësimdhënësit kanë rezultuar negativë pas testimit për koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e shkollës në një postim në Facebook.
“Të nderuar prinder, mesimdhënës dhe të gjithe ju qe na percjellni në faqen tone zyrtare te facebook-ut, ju njoftojme se sapo na njoftuan nga IKSHPK-ja që e gjithë klasa bashke me mësimdhënësit të cilet u testuan për Covid-19 dje kane rezultuar negativ. Me një lajm kaq të mire ju urojme jave te mbare të gjithëve. Me respekt Drejtoria e shkollës”, thuhet në shkrim.
Kurse, sipas njoftimit që ky institucion arsimor e ka bërë dje, një nxënës kishte rezultuar pozitiv. /Gazeta Sinjali/