image COVID-19/ Si qëndron Kosova në raport me vendet fqinje?

Shëndetësi

COVID-19/ Si qëndron Kosova në raport me vendet fqinje?

news image

Kosova, njëjtë si shumë vende tjera, po ballafaqohet me pandeminë e koronavirusit. Rastet e para u shënuan më 13 mars, e prej atëherë Kosova ka regjistruar në total 161,200 raste.

Në 24 orë, sipas njoftimit të MSh-së, në Kosovë janë regjistruar shtatë raste të reja, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën.

Mirëpo, situata me koronavirus në shtetet fqinje është më shqetësuese, shkruan Gazeta Sinjali.

Shqipëri u shënuan dy raste të vdekjes e 263 raste pozitive në 24 orë, siç njofton Ministria e Shëndetësisë atje.

Ndërsa në Serbi në 24 orë u shënuan 30 vdekje e 944 raste të reja.

Situatë e njëjtë është edhe në Maqedoni të Veriut. Atje për 24 orë u regjistruan 308 raste të reja e nëntë persona humbën jetën për shkak të COVID-19.

E në Mal të Zi, në 24 orë u regjistruan 153 raste të reja e një rast i vdekjes.

Pra, Kosova po e kalon më mirë këtë periudhë, mirëpo ekziston edhe rreziku i variantit të ri Omicron. Kosova nga 9 dhjetori ka filluar edhe dhënien e dozës së tretë për mbrojtje ndaj COVID-19.

/GazetaSinjali/