image COVID-19/ Protesta në Evropë kundër kufizimeve të reja

Evropë

COVID-19/ Protesta në Evropë kundër kufizimeve të reja

news image

Trazirat e reja kanë shpërthyer në Holandë kundër masave të reja kufizuese për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Evropë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Protestuesit hodhën fishekzjarre ndaj policisë dhe u vunë flakën biçikletave në Hagë, një natë pasi protestat në Roterdam u bënë të dhunshme dhe policia hapi zjarr.

Mijëra protestues dolën gjithashtu në rrugë në Austri, Kroaci dhe Itali.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se ishte “shumë e shqetësuar” për rritjen e rasteve të koronavirusit në kontinent.

Drejtori i saj rajonal, Dr Hans Kluge, i tha BBC-së se nëse masat nuk ashpërsohen në të gjithë Evropën, gjysmë milioni vdekje të tjera mund të regjistrohen deri në pranverën e ardhshme.

“Covid-19 është bërë edhe një herë shkaku numër një i vdekshmërisë në rajonin tonë”, i tha ai BBC-së, duke shtuar “ne e dimë se çfarë duhet bërë” për të luftuar virusin – vaksinimi, mbajtja e maskave dhe duke përdorur lejet për COVID.

Shumë qeveri në të gjithë kontinentin po sjellin kufizime të reja në një përpjekje për të trajtuar infeksionet në rritje. Një numër vendesh kanë raportuar kohët e fundit një numër rekord të lartë të rasteve ditore./GazetaSinjali/