Që nga 13 marsi kur u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus, gjithsej 19 mijë e 842 persona në Kosovë janë infektuar me këtë virus, shkruan Gazeta Sinjali.
Derisa numri i rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë është 3 mijë e 641, gjashtë komuna aktualisht nuk kanë asnjë rast aktiv.
Kaçaniku, Mamusha, Zubin Potoku, Zveçani, Leposaviçi dhe Parteshi janë komunat me zero raste aktive.
Komuna më e prekur nga COVID-19 në vendin tonë mbetet Prishtina, me mbi 6 mijë raste të konfirmuara. /Gazeta Sinjali