image COVID-19/ 7 të vdekur në Shqipëri

Shqipëri

COVID-19/ 7 të vdekur në Shqipëri

news image

Shtatë persona kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 194 persona të tjerë janë të infektuar me COVID-19, nga 2587 testime të kryera.

Aktualisht trajtim po marrin 172 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.

Gjithsej janë kryer 2587 testime, nga të cilat  kanë rezultuar pozitivë 194 persona, ku më së shumti infektime ka në Tiranë (107).

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Shqipëri janë konfirmuar 193,269 raste, prej tyre 181.839 janë shëruar, 8.433 janë raste aktive, ndërsa 2.997 pacientë kanë ndërruar jetë. /Gazeta Sinjali/