Diego Costa pritet të rikthehet sërish në Evropë.
Ish-sulmuesi i Chelseas ka marrë një propozim zyrtar nga skuadra e La Ligas, Rayo Vallecano.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur Matteo Moretto, i konfirmuar më pas nga Fabrizio Romano.
“Diego Costa ka marrë një propozim zyrtar nga Rayo Vallecano. Bisedimet po vazhdojnë, po përparojnë mirë – palët janë të sigurta, por tani ende presin të arrijnë marrëveshje të plotë“, ka shkruar Romano në Twitter.
Ish-sulmuesi i Chelseas dhe Atleticos është në dispozicion si agjent i lirë pasi i mbaroi kontrata me klubin e Atletico Mineiro.