image Coronavirusi mund të ketë ndikim edhe në tregun e Kosovës

Kosovë

Ekonomia/ Coronavirusi mund të ketë ndikim edhe në tregun e Kosovës

news image

Ekonomia e Kosovës nuk mund të mbetet imune ndaj ndikimit që ka coronavirusi i ri në rrjedhat e ekonomisë dhe tregut evropian e botëror, thonë përfaqësues të komunitetit të bizneseve dhe njohës të çështjeve ekonomike. 

Italia si qyteti më i prekur në Europë nga virusi vdekjeprurës, është një ndër partnerët kryesorë tregtarë me Kosovën. Mbi 200 milionë euro llogariten shkëmbimet e mallrave.

Në një situatë të tillë, ekspertët thonë se është e logjikshme që tani bizneset të jenë në kërkim edhe të tregjeve tjera, duke i zëvendësuar tregjet e vendeve të prekura nga ky virus.