Austria ka konfirmuar se dy persona janë infektuar me coronavirus, lajmin e ka bërë të ditur qeveria e rajonit Tirol.
Rezultatet e analizave të dy të infektuarve kanë rezultuar pozitiv në qytetin austriak në Innsbruck.
Personat e infektuar me coronavirus dyshohet se kanë kaluar përmes kufirit italian për në Austri.
Përhapja më e madhe e coronavirusit në Europë është në Itali ku kanë vdekur 7 persona dhe janë infektuar më shumë se 280 persona./ Gazeta Sinjali/