Presidenti i Interit, Steven Zhang, raportohet se do të takohet me trajnerin Antonio Conten sot për të diskutuar rreth transferimeve në verë, raporton Gazeta Sinjali.
Zhang u rikthye në Milan për herë të parë pas shtatë muajve dhe sipas ”La Gazzetta dello Sport”, ai do të aranzhojë një takim me Conten sot.
Mediat në Itali raportojnë se presidenti i Interit qëndroi në zyrat e klubit për të diskutuar rreth strategjisë për transferimin e lojtarëve për sezonin e ardhshëm.
Në qoftë se Beppe Marotta siguron para nga shitja e lojtarëve, vetëm atëherë Interi do të bëjë një transferim të shtrenjtë gjatë verës.
‘Nerazzurri’ nuk po mendojnë shitjen e yjeve të skuadrës, por vetëm të atyre që nuk janë në planet e Contes.
Interi mund të shpallet kampion në fundjavë në qoftë se fitojnë ndaj Crotones dhe Atalanta nuk arrin një gjë të tillë ndaj Sassuolo të dielën. /Gazeta Sinjali Sporti/