Trajneri i Interit, Antonio Conte është deklaruar pas fitores ndaj Crotones në kuadër të xhiros së 34-të të Serie A, raporton Sinjali Sport.
“Nerazzurrët” janë afër triumfit të titullit të parë pas 10 vitesh dhe vetëm një fitore e Atalantas do ta vononte festën e tyre për Scudetton, sepse ata janë vetëm një ndeshje larg festës.
Pas ndeshjes, trajneri i Interit, Antonio Conte, duke folur për “Sky Sport” e përshkroi situatën e Interit si një rrëzimin e një mbretërie që pati regjim që nëntë vite.
“Mënyrën se si jemi paraqitur në këtë kampionat, është fryt i rritjes konstante të këndvështrimit të të gjithëve”, tha ai.
“Të gjithë lojtarët, edhe ata që janë paraqitur më pak, kanë krijuar një atmosferë të mirë dhe mundësinë e krijimit të diçkaje fantastike që do të mbetet në histori të Interit”, tha Conte.
“Ja kemi dalë të bëjmë rrëzimin e një mbretërie që zgjati për nëntë vite. Komplimente djemve”, përfundoi Antonio Conte. /Gazeta Sinjali Sporti/