Tottehnam pak qaste më parë njoftoi se ka shkarkuar trajnerin e deritashëm të klubit, Nuno Espirito Santo.
Pas shkarkimit të tij, klubi londinez tashmë është duke menduar për kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar portugezin.
Një nga favoritët kryesorë për të marrë stolin e Spurs është tekniku italian, Antonio Conte.
Siç raporton gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano, Tottenham tani po përpiqet të bindë Antonio Conten si trajner i ri për të zëvendësuar Nunon pasi ai ka qenë gjithmonë në krye të listës që nga qershori por që nuk kishte asnjë marrëveshje me bordin e Spurs.
Antonio Conte is ready to accept Tottenham proposal. Talks underway and understood to be ‘at final stages’ – salary and long term contract discussed but he seems convinced to say ‘yes’. ⚪️???????? #THFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 1, 2021
Negotiations to continue in the next few hours in order to complete the agreement. pic.twitter.com/quih3onc7z
Romano gjithashtu thekson se bordi i Tottenham ndjehet ‘më shumë se i sigurt’ për të bindur Antonio Conten dhe për ta emëruar atë si menaxher të ri për të zëvendësuar Nuno dhe se bisedimet po përparojnë tani me kampin e Contes.
Sipas Romanos, Conte po kërkon një plan të rëndësishëm për dritaren e ardhshme të transferimeve dhe kontratën afatgjatë.
Orët e ardhshme mund të jenë deçizive për fatin e teknikut italian por duket se një dakordim do të mund të arrihet mes dy palëve. /Gazeta Sinjali Sporti/