image Conte: Nuk jemi në garë për titull

Futboll

Conte: Nuk jemi në garë për titull

news image

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte ka deklaruar se klubi i tij nuk është në garë për titull këtë sezon.

Klubi londinez u mposht të mërkurën mbrëma ndaj Manchester United në Old Trafford, në një paraqitje dëshpëruese për anën e italianit, ku pësoi humbje me rezultat 2-0.

Conte ka hedhur dyshime mbi aftësitë e Spurs për të konkurruar në ndeshje më të vështira pas ndeshjes së të enjtes.

“Përpiqem të analizoj pas ndeshjes me lojtarët e mi, sepse më pëlqen të jem vërtet i sinqertë dhe në këtë sezon ne kemi luftuar shumë sa herë që kemi luajtur ndeshje në një nivel të lartë, kundër Chelsea, Arsenal dhe United”, u tha ai gazetarëve.

“Tek loja, ishim pak të frikësuar dhe e treguam këtë. Nuk më pëlqen kjo. Ndonjëherë dëgjoj se jemi pretendentë për titull dhe mendoj se na duhet kohë. Në vetëm 10 ose 11 muaj, nuk mund të kaloni nga vendi i nëntë për t’u bërë pretendentët e titullit një vit më pas, veçanërisht kur përfundoni 20 pikë më pak se përbindëshat në Angli”, ka deklaruar italiani.

/GazetaSinjaliSport/