image Conte: Italia është lënë vetëm, BE të reagojë me gjithë potencialin e saj

Botë

Botë/ Conte: Italia është lënë vetëm, BE të reagojë me gjithë potencialin e saj

news image

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte i ka bërë sërish thirrje BE-së që të reagojë ndaj situatës pasi vendi i tij është lënë vetëm në krizën më të madhë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Ai vlerëson faljen e Ursula Von der Leyen në emër të BE por thotë se duhen tituj të veçantë si koronabonde që Italia të mundet të ketë mbështetje.

Po ashtu ai shprehet se Europa duhet të reagojë me gjithë potencialin e saj dhe veçanërisht ka drejtuar gishtin tek Gjermania dhe Holanda që i ka quajtur vende që funksionojnë jo si lokomotiva por pjesë të BE.

Për perstigjiozen gjermane ”Sueddeutsche Zeitung”, Conte ka theksuar se tashmë gabimi i BE ka reputacion të keq në Itali dhe madje ai kujton edhe rastin e Greqisë kur BE i kërkoi sakrifica të mëdha për të marrë kreditë por sipas kryeministri Italia nuk e harron as këtë./ Gazeta Sinjali/