image Conte i tregon derën katër futbollistëve, nuk i fton në skuadër për turin parasezonal

Futboll

Conte i tregon derën katër futbollistëve, nuk i fton në skuadër për turin parasezonal

news image

Antonio Conte pritet t’ia tregojë derën katër futbollistëve në Spurs.

Tottenhami i italianit ka qenë mjaft aktiv deri më tani këtë merkato, duke transferuar pesë lojtarë.

Fraser Forster, Ivan Perisic, Yves Bissouma, Richarlison dhe Lenglet kanë qenë të transferuarit në Londër deri më tani.

Pas transferimeve, duket se Conte do të fillojë tani edhe largimin e disa futbollistëve.

Siç raporton Fabrizio Romano, katër futbollistët, Harry Winks, Sergio Reguilon, Giovani Lo Celso, Tanguy Ndombele i ka lënë jashtë skuadrës për turin parasezonal në Korenë e Jugut.

Sipas Romanos, Antonio Conte dëshiron që ata të gjejnë zgjidhje të reja këtë verë, sa më shpejt të jetë e mundur.

/Gazeta Sinjali Sporti