Ish-trajneri i Chelseat dhe Interit Antonio Conte është deklaruar se mund ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit, pasi trajneri i tanishëm Ole Gunnar Solskjaer është nën presion të madh për shkak të rezultateve të dobëta.
Conte është i papunë që prej se u largua nga Interi në fund të sezonit të kaluar dhe kishe biseduar me Tottenhamin për ta zëvendësuar Jose Mourinhon në verë.
52-vjeçari nuk e kishte menduar Unitedin si mundësi për punën e tij të radhës, por forma e mjerueshme e klubit në javët e fundit dhe sidomos disfata turpëruese prej 5:0 kundër Liverpoolit, e ka sjellë Solskjaerin buzë shkarkimit.
Sipas mediave britanike, Conte është i gatshëm ta udhëheqë Unitedin tani, por dëshiron të sigurohet nga drejtuesit e klubit se do t’i ketë në skuadër lojtarët që ai i dëshiron.
Conte ka histori të dëshmuar në ligat vendore, pasi e ka fituar Premierligën me Chelsean në vitin 2017, si dhe disa tituj në Serie A me Juventusin dhe një me Interin në vitin 2020.