image Conte i dëshpëruar: Ndoshta nuk jam aq i mirë, klubi do të duhet të vlerësojë të ardhmen time

Futboll

Conte i dëshpëruar: Ndoshta nuk jam aq i mirë, klubi do të duhet të vlerësojë të ardhmen time

news image

Tottenhami  i Antonio Contes dështon në Premier League, për herë të katërt në pesë ndeshjet e fundit, transmeton Sinjali Sport.

Spurs humbën nga  Burnley (1-0), duke dështuar të shfrytëzojnë fitoren e minutës së fundit në Etihad kundër Cityt .

Zona e Champions League mbetet kështu 7 pikë larg, me Manchester United, i katërti, i cili megjithatë ka edhe dy ndeshje të tjera.

Pas ndeshjes, Conte flet me tone vendimtare, në një përzierje zemërimi dhe zhgënjimi: “Do të duhet të ketë disa vlerësime, për klubin, për mua. Për mua kjo situatë është frustruese.

Conte vazhdoi: “Më duhej të ndryshoja gjërat. Ndoshta nuk jam mjaftueshëm i mirë”

Në vazhdim të intervistës, Conte tha: “Më vjen keq për tifozët, të cilët nuk e meritojnë këtë. Por kur humbet katër ndeshje në pesë të fundit, duhet të bëni vlerësime, të flisni së bashku, për të kuptuar se cila është zgjidhja më e mirë. Lojtarët mbeten gjithmonë të njëjtët, trajnerët ndryshojnë, por rezultatet nuk ndryshojnë.

Nuk është mirë që askush të vazhdojë të humbasë, nuk mund ta pranoj. Ndoshta nuk jam mjaftueshëm i mirë, Tottenham më thirri për të ndryshuar gjërat por, Jam shumë i sinqertë, po bëjmë gjithçka për të ndryshuar situatën dhe nuk mjafton”- përfundoi Conte. /GazetaSinjaliSporti/