Antonio Conte ka mbërritur në Londër, raporton Gianluca Di Marzio, përcjell Sinjali Sport.
Gazetari i njohur italian përmes një postimi në Twitter ka treguar se Conte tashmë ka zbritur në ishull.
???? Antonio #Conte just landed in #London. In the afternoon meeting with @SpursOfficial for last details and signature for the contract until 2023. @SkySports @SkySport
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) November 1, 2021
Menaxheri italian sipas informacioneve të fundit do të mbajë takim me drejtuesit e Tottenhamit, për t’u akorduar për pozitën e trajnerit.
Sipas Di Marzios, stafi drejtues i Spurs do t’i ofrojë Contes kontratë deri në vitin 2023. /Gazeta Sinjali Sporti/