image Çmimet më të mëdha të Rashicës dhe Zenelit në tregun e transferimeve

Futboll

Çmimet më të mëdha të Rashicës dhe Zenelit në tregun e transferimeve

news image

Vlera e futbollistëve në tregun e transferimeve ndryshon jo rrallë herë.

Ndryshime në vlerën e tyre vazhdimisht kanë  pasur edhe dy futbollistët kosovarë, Arbër Zeneli dhe Milot Rashica, shkruan Sinjali Sport.

Rashica vlerën më të madhe në tregun e transferimeve e kishte në vitin 2019, ku kushtonte 35 milionë euro.

Kurse, vlera aktuale e Rashicës në tregun e transferimeve është 18 milionë euro.

Ndërsa, Arbër Zenel vlerën më të madhe në tregun e transferimeve e kishte në vitin 2018, ku kushtonte 6 milionë euro kurse aktualisht vlera e tij në këtë treg është 5 milionë euro.

/Sporti në Sinjali/