image Çmimet e naftës në Gjermani, ndër më të lartat në Evropë

Evropë

Çmimet e naftës në Gjermani, ndër më të lartat në Evropë

news image

Çmimet e naftës në Gjermani tani janë ndër më të lartat në Evropë.

Në Bashkimin Evropian, çmimet lokale të naftës janë më të larta vetëm në Finlandë dhe Suedi, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave në Gjermani.

Të dhënat zyrtare tregojnë se çmimi për një litër naftë në Gjermani shkon në 2.06 euro.

Kjo shifër është më e lartë për 45 centë sesa në shtetin fqinj, Poloni.

Çmimet e naftës janë 1.76 euro në Luksemburg, 1.84 euro në Austri dhe 1.89 euro në Francë, shkruan REL.

Çmimet më të ulta të naftës, brenda Bashkimit Evropian, janë në Maltë, 1.21 euro për litër dhe në Hungari, 1.42 euro.

Një prej arsyeve për dallime të tilla janë normat e ndryshme të taksimit.

/GazetaSinjali/