Një i rritur ka rrezikuar jetën e tre fëmijëve në rrugët e Prishtinës, pasi që me të njëjtit ka hipur në një motoçikletë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një fotografi të publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes shihet se si i rrituri ka vendosur mbrojtësen e kokës, mirëpo të njëjtën gjë nuk e ka bërë edhe me fëmijët.
Madje në këtë foto shihet se si njëri nga ta gati sa nuk bie në tokë.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, në lagjen Bregu i Diellit 1, tek Qendra Tregtare./Gazeta Sinjali/