Nëse jeni futur me vetëm 7 minuta me vonesë për të blerë një biletë për ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi, atëherë jeni dëshpëruar keq.
Vetëm 7 minuta pasi FFK, kishte njoftuar se do të dalin në shitje biletat për ndeshjen kundër Malit të Zi, asnjë biletë nuk ka qenë e lirë.
Në aplikacionin tiks.app asnjë biletë nuk është më në dispozicion pasi të gjitha janë shitur.
Ndeshja e Kosovës me Malin e Zi do të luhet më 10 tetor në “Fadil Vokrri” e vlefshme për kualifikimet Euro 2020