Elbasan Rashani ka shënuar golin e pestë në Ligue 1, raporton Sinjali Sport.
Sulmuesi kosovar ishte heroi i skuadrës Clermont në fitoren minimale 0-1 në udhëtim ndaj Nice.
Rashani e shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 77-të, duke i siguruar ekipit tre pikë shumë të rëndësishme.
Me këtë fitore Clermonti ngritët në pozitën e 15-të me 24 pikë të arkëtuara pas javës së 23-të.
Elbasani në këtë ndeshje luajti nga fillimi deri në minutën e 85-të, ku përpos goli, ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 53-të.
Me golin e sotëm, reprezentuesi kosovar arrin në shifrën e pesë golave në elitën franceze, përderisa ka edhe tre asistime, duke e zhvilluar një super sezon.
Goli ndaj Nice është ky: