Claudio Ranieri zyrtarisht është emëruar si trajner i skuadrës së Sampdorias.
Kjo është bërë e ditur nga Sampdoria, përmes një njoftimi të publikuar për media.
“Presidenti Massimo Ferrero dhe Sampdoria mirëpresin Claudio Ranierin, i cili ka nënshkruar me klubin si trajner deri më 30 qershor 2021. Presidenti i uron trajnerit, stafit të tij dhe ekipit fat të mirë me punë të bazuar në përkushtim dhe pasion”, thuhet në njoftimin e skuadrës.
Sampdoria është klubi i 17-të i Ranierit në karrierën e tij, teksa kujtojmë se ai gjithashtu ka drejtuar edhe një kombëtare, atë të të Greqisë për katër ndeshje në vitin 2014./Gazeta Sinjali/