image Çka i parapriu gjuajtjes me armë sonte në Prishtinë, flasin nga Policia

Siguri

Çka i parapriu gjuajtjes me armë sonte në Prishtinë, flasin nga Policia

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar se mbrëmjen e sotme ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Emin Duraku” në Prishtinë.

Për Sinjalin rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

Sonte rreth ores 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë afër rrugës “Emin Duraku”, në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare që ka mbledhur Policia, dyshohet se gjuajtjes me armë i ka paraprirë një konflikt verbal mes disa personave dhe pastaj është dëgjuar një e shtënë. Njësitet relevante policore iu kanë përgjigjur informatës dhe kanë dale ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë gjetur një gëzhojë në lokacion. Veprime policore, përfshirë angazhimin e forenzikës dhe hetuesisë janë në proces për të identifikuar rrethanat tjera që mund ta karekterizojnë këtë rast dhe personat potencial të përfshirë në të”.

Në këtë fazë nuk ka pasur ndonjë raportim për ndonjë person të lënduar, por veprimet operative hetimore janë në proces dhe pas këtyre procedurave do të keni informacine shtesë sipas raportimeve nga terreni”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/